Luan Rama: Arsyeja e shkarkimit të Manjanit nuk më bind

0
253

“Është e vërtetë që marrëdhëniet mes kryeministrit dhe ministrit të drejtësisë kishte një mori problemesh”.
Me këtë pranim e nisi nënkryetari i LSI-së Luan Rama shpjegimin e tij në studion e Top Story atë që ndodhi në qeveri dhe që pasoi me largimin e ministrit Ylli Manjani.
Rama citoi një nga arsyet e shkarkimit të Manjanit e shkruar si pjesë e motivacionit të largimit të tij nga kabineti qeveritar.
“U shkarkua për ti dhënë një tjetër impuls reformës në drejtësi dhe kjo mua nuk më bind” – tha Rama.
Nënkryetari i LSI-së mohoi të ketë një sulm ndaj Saimir Tahirit.
“Nuk ka asnjë sulm ndaj ministrisë së brendshme dhe policisë së shtetit. Janë denoncuar në publik segmente të caktuara të policisë dhe të qeverisjes në nivel lokal” – tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here