Misteri i KAL-007. Rrëfimi i pilotit sovjetik që rrëzoi avionin

0
227

 

“Pashë dy radhë dritare dhe e kuptova që ky ishte një Boeing”, shton. “E dija që ishte avion civil. Por për mua, kjo nuk do të thoshte asgjë. Eshtë shumë e kollajtë të kthesh një avion civil për qëllime ushtarake”. Disa minuta më vonë, ai qëlloi me dy raketa ajër-ajër, duke dërguar në thellësitë e detit, në mes të flakëve Avionin e Linjës 007, duke shkaktuar vdekjen e 269 vetëve. Më pas, Presidenti rus Boris Jelsin do ta konsideronte këtë ngjarje si tragjedinë më të madhe të Luftës së Ftohtë.

Gennadi Osipovich ngre lart duart e trasha për të treguar se si, 21 vjet më parë, ai manovroi avionin e tij gjuajtës SU-15 për të goditur një avion civili korean. Ishte mëngjesi i 1 shtatorit 1983 dhe Lejtnant Kolonel Gennadi Osipovich bashkë me njësinë e tij ishin thirrur nga baza e fshehtë në Ishullin Sakhalin për shkak se ishte pikasur një shkelës i vijës ajrore. Pasi gjurmoi avionin e paidentifikuar për më shumë se 60 milje, piloti sovjetik iu afrua anash për të parë me sytë e tij, shkruan standard.al. “Isha mu në anë të tij, në të njëjtën lartësi, 150 apo 200 metra larg”, kujton ai më vonë gjatë një bisede me një gazetar. “Pashë dy radhë dritare dhe e kuptova që ky ishte një Boeing”, shton. “E dija që ishte avion civil. Por për mua, kjo nuk do të thoshte asgjë. Eshtë shumë e kollajtë të kthesh një avion civil për qëllime ushtarake”. Disa minuta më vonë, ai qëlloi me dy raketa ajër-ajër, duke dërguar në thellësitë e detit në mes të flakëve Avionin e Linjës 007, si dhe shkaktuar vdekjen e 269 vetëve.

Më pas, Presidenti rus Boris Jelsin do ta konsideronte këtë ngjarje si tragjedinë më të madhe të Luftës së Ftohtë. Në intervistën e parë të dhënë për një gazetar amerikan, piloti ka folur për disa prej mistereve që ende rrethojnë incidentin që mori emrin Kal 007. Ndonëse, pyetja kryesore, përse avioni – nisur nga Anchorage, Alaska në drejtim të Seoulit, Korea e Jugut – ishte kaq shumë jashtë kursi ka mbetur ende pa përgjigje. Një komunist i betuar që jeton në rajonin e Kaukazit, Osipovich këmbëngul se avioni ishte në një mision spiunazhi dhe se në bord nuk kish pasagjerë civilë. Për vite të tërë, ekspertët kanë debatuar nëse piloti sovjetik e dinte që po rrëzonte një avion civil, apo kish ngatërruar 747-ën me një avion zbulimi amerikan tip RC- 135.

Por vetë Osipovich thotë se e dinte që kish të bënte me një avion civil dhe jo një RC-135. Parë nga prizmi i luftës së ftohtë, piloti e konsideroi avionin në një fjalë jo si një avion civil që kish humbur rrugën, por si pjesë e një misioni të lig kundër tokës mëmë. Osipovich ka zbuluar gjithashtu se, nën trysninë e momentit, ai nuk kish dhënë një përshkrim të plotë të avionit për kontrollorët në tokë, shkruan standard.al. “Nuk u thashë se qe një avion tip Boeing”, kujton ai. “Nuk më pyetën”. Megjithatë, ai u tha kontrollorëve se avioni kish të ndezura drita vezulluese, gjë që ai thotë se qe një tregues se mund të ishte avion transporti.

Mendimi i tij i parë ishte se ky qe një avion transporti rus që po përdorej për të testuar gatishmërinë e forcave të mbrojtjes ajrore. “Mendova se qe ndonjë lloj inspektimi pasi kurrë më parë nuk kisha parë avionë që fluturonin me asi dritash rrëzëllitëse”, thotë. Duke hedhur poshtë zërat se ai u kish kërkuar eprorëve të tregoheshin të matur, Osipovich thotë se ishte përgatitur të godiste dhe rrëzonte avionin sapo ai të kalonte kufirin dhe ende i vjen keq që nuk u lejua. “Pyeta kullën se çfarë të bëja. Ata u frikësuan dhe më thanë që ta detyroja të ulej, dhe ky qe gabimi ynë i madh”. Nëse avioni do të ish rrëzuar në territor rus, thotë ai, autoritetet do të kishin siguruar prova që ishte në mision spiunazhi. Duke afruar shënjestrën, Osipovich e afroi avionin e tij SU-15 shumë pranë Boeingut. Radha e dyfishtë e dritareve ishte e dukshme, thotë ai. Por piloti sovjetik nuk mund të shihte brenda kabinës së pilotit të avionit korean, apo të shihte pasagjerë përmes dritareve. Disa ekspertë besojnë se shumë prej perdeve mund të kenë qenë ulur në atë orë të natës. “Do ta kisha detyruar të ulej në pistën tonë dhe këtë doja. Mendon se doja ta vrisja? Më mirë për mua do të qe të pija ndonjë shishe me të”, thotë. Por ai nuk u përpoq të përdorë radion, duke thënë se nuk kish kohë dhe se piloti nuk dinte rusisht.

 

Osipovich thotë se dërgoi sinjale elektronikë që do të kishin marrë përgjigje nga një avion sovjetik duke e identifikuar si jo armiqësor. Avionët civilë perëndimorë nuk kanë pajisje për t’iu përgjigjur sinjaleve ushtarakë sovjetikë, dhe kështu që nuk mori asnjë përgjigje. Në atë pikë, thotë ai, problemi i sovjetikëve nuk ishte identifikimi, por koha. Shumë shpejt, avioni do të kish kaluar mbi ishullin Sakhalin dhje do të kish rihyrë në hapësirën ndërkombëtare. Osipovich u urdhërua të godasë, shkruan standard.al. Duke bërë një manovër që pilotët rusë e quajnë “gjarpëri”, ai zbriti në lartësi dhe u vendos pas avionit korean. Qëlloi me dy raketa. “Falë zotit, goditën në shenjë”, kujton ai. Për vite të tërë, piloti nuk u lejua të flasë me mediat. Sot Osipovich ashtu si shumë ushtarakë mbahet me një pension 150 USD në muaj. Por, shton ai, nuk e mban mend herën e fundit që ka marrë pensionin dhe gjithë pasuria e tij është koshti i mbushur me perime. I varfër dhe i përgojuar në të gjithë botën perëndimore, ai është krenar për famën e tij, e cila vazhdon t’i sjellë shumë kërkesa për intervista. Duke rrëkëllyer një gotë vodka, ai i thotë një vizitori: “Jam njeri me fat”./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here