Shkodër, Burri rreh gruan 9 vite më të madhe

0
297

Një 32-vjeçar me banim në Velipojë u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, ndërsa ndërhyrja në kohë e uniformave blu shmangu një tragjedi.
Ai kishte në banesë një armë zjarri automatike të cilën e mbante pa lejen e autoriteteve.

Lorenc Ndoci, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, .N. 41 vjeçe dhe ishte larguar dhe ishte larguar nga banesa.

Pas 30 minutave, nga njoftimi i të dëmtuarës, Shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen e autorit.

E dëmtuara u transportua në Spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet që konflikti mes tyre të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një armë zjarri automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here