Konkretisht për këtë shërbim Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza tenderon me fond limit prej 51.1 milionë lekë duke u ndjekur nga spitali Universitar i Traumës me mbi 20 milionë lekë
Sistemi shëndetësorë është i njohur për praktikën me të cilat i ofron shumicën e shërbimeve. Koncesionet janë ato që funksionojnë në shumicën e rasteve për tu ardhur në ndihmë pacientëve në fusha të ndryshme të shëndetësisë. Shumë shqiptarë janë të detyruar që më kushte e vendosura nga qeveria të marrin shërbime në private dhe pse këto shërbime duhet t’ua ofrojë shteti. Tenderët në shëndetësi i kanë kushtuar miliona lekë buxhetit të shtetit. Akuzat të mbështetura në fakte të bëra nga opozita si dhe një sërë studimesh dhe raportesh të kryera si kombëtare ashtu dhe ndërkombëtare flasin për abuzime me fondet në koncesione dhe se paratë kanë shkuar për të favorizuar shokët dhe miqtë e kryeministrit apo dhe ministrit. Koncesioni i dhënë për check-up, sterilizimin, hemodializën etj… kanë rezultuar që fondet kanë shkuar në duar të koncesionarit dhe jo në shërbim të qytetarëve. Debate të shumta ka pasur dhe mbledhjet e Komisionit për shëndetësinë vutin që lamë pas për shumë abuzime që janë bërë me këta fonde. Por ajo që prezanton ministria e Shëndetësisë është krejt e kundërta me atë që u ofrohet qytetarëve. Një debat i nxehtë që ende nuk ka marrë fund ka të bëjë dhe me koncesionimin e shërbimeve laboratorike, ku Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë kundërshtuar.
Problematikat
Shëndetësia përballet me një sërë problematikash duke filluar që nga mungesa e ilaçeve kushteve higjenosanitare dhe sigurisë. Problematikat në spitalet e vendit janë të panumërta në bazë dhe të situatave të ndryshme që raportojnë qytetarët. Sa e sa pacientëve u është mohuar shërbimi dhe kanë përfunduar si mos më keq. Elementët bazë jetikë sikundër janë ilaçet mungojnë në spitale për të mos folur për kushtet e tjera. Një ndër elementë që është kërcënues në sistemin shëndetësorë është dhe mungesa e sigurisë. Por sikundër është bërë traditë tashmë dhe ky shërbim në spitale do të ofrohet nga koncesionarët.
Siguria
Një rëndësi të veçantë në spitalet e vendit i duhet kushtuar dhe sigurisë me roje.Kështu data 2 shkurt pritet të jetë dita ku do të ketë organizimin e një sërë tenderësh për sigurinë e spitaleve për vitin 2017. Nëse ju referohemi shpalljeve të bëra publike për tenderë QSUT ka vlerën më të lartë. Konkretisht për këtë shërbim Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza tenderon me fond limit prej 51.1 milionë lekë. Në renditje i dyti për vlerën e sigurisë me roje është spitali Universitar i Traumës me mbi 20 milionë lekë. Trauma ndiqet në renditje nga një tjetër spital i pozicionuar në kryeqytet, bëhet fjalë për Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi me fond limit 19.7 milionë lekë. Por nuk janë vetëm spitalet që kanë shpallur tender për sigurinë me roje në sektorin e shëndetësisë. Kështu për 2017 Universitetit të Mjekësisë do ti kushtojë siguria me roje 13.8 milionë lekë. Sa i përket Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ajo do të shpenzojë 3.3 milionë lekë për sigurinë me roje gjatë 2017. Nëse ju referohemi spitaleve rajonale. Ai që e ka shpallur që në 10 ditët e para të janarit tenderin për sigurinë me roje është spitali i Vlorës me 10 milionë lekë.