Është evakuuar pjesërisht aeroporti Anvers-Deurne në Belgjikë për shkak të një pakoje të dyshimtë, raporton Anadolu Agency
Shtypi belg ka njoftuar se policia ka konstatuar një pako të dyshimtë në pjesën e ngarkesave të aeroportit Anvers-Deurne dhe se është kryer evakuim i pjesshëm me dyshimin për lëndë shpërthyese.
Në kuadër të masave të sigurisë në rajon janë dërguar njësitë e asgjësimit të lëndëve shpërthyese.
Ndër të tjera është njoftuar se një person i dyshuar është ndaluar nga policia. Rikujtohet se aeroporti Zaventem dhe stacioni i metrosë Maelbeek në Bruksel kanë qenë nën objektivin e sulmeve terroriste më 22 mars, ku si pasojë humbën jetën 32 persona, u plagosën 270 të tjerë dhe se sulmet në fjalë ishin marrë përsipër nga organizata terroriste DEASH.
Ushtarët belgë gjatë gjithë ditës ende ruajnë në mënyrë të armatosur aeroportet, stacionet e metrove, institucionet e BE-së si dhe shumë pika dhe bulevarde kryesore.