Alarmi në shëndetësi/ Largimi i mjekëve një fenomen shqetësues për Shqipërinë

0
225

 

Braktisja e vendeve të Ballkanit  nga mjekët për Evropën Perëndimore po kthehet në shqetësim për sistemin shëndetësor në këto shtete

Gjithnjë e më tepër largimi i mjekëve po kthehet në kërcënim për sistemin shëndetësor në  vendin tonë dhe ato të Ballkanit. Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjë Hercegovinën e Malin e Zi e kanë braktisur rreth një mijë mjekë. Vitin që lamë pas  për herë të parë u shënua një rekord largimesh të kandidatëve  në fushën e mjekësisë. Numri i specializantëve nga viti në vit rritje në 2016 shënoi një rënie drastike nga 900-350 kandidatë që u regjistruan për specializim në vendin tonë, ndërsa pjesa tjetër e braktisën duke u larguar nëpër vendet e Evropës kryesisht në Gjermani. Situata në vendin tonë paraqitet alarmante  sepse po largohen më shumë mjekë sesa po prodhohen.  E gjithë kjo situatë e krijuar për shkak të largimit të mjekëve vjen nga mungesa e vëmendjes që u është mohuar nga ana e qeverisë dhe institucioneve përkatëse. Kthimi i sistemit shëndetësorë në një koalicion privat- publik j’ua ka vështirësuar tej mase situatën e punës mjekëve shqiptarë. Nga ana tjetër pagesat e ulëta me nga 40-50 mijë lekë është  një arsye tjetër se pse po shkatërrohet kjo hallkë e shërbimit në Shqipëri. Por nuk duhet të lëmë pa përmendur se mjekët në vendi tonë relativisht punojnë në kushte shumë të vështira dhe nën presion. Këto janë vetëm disa nga arsyet se pse mjekët, infermierët etj që po e braktisin vendin tonë. Ata e shikojnë më të lehtë që të largohen pasi procedurat për në Gjermania janë  lehtësuar për mjekët dhe infermierët shqiptarë; ata mjafton të dinë gjuhën dhe andej japin vetëm një provim për licencim. Në shumë spitale gjermane mungojnë mjekët dhe personeli mjekësor, ndaj specialistët nga jashtë janë gjithmonë të mirëseardhur. Falë ligjit të ri gjerman për njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë shtetit, që hyri në fuqi më 1 prill 2012, marrja e lejes për të punuar si mjek në Gjermani nuk lidhet më me shtetësinë e mjekut. Mjekët që shkojnë, mjafton të kenë nivelin e gjuhës B1, apo B2, dhe gjejnë punë menjëherë.

Fenomen shqetësues për Ballkanin Perëndimor
Braktisja e vendeve të Ballkanit për Evropën Perëndimore po kthehet në shqetësim për sistemin shëndetësor në këto shtete. Vetëm vitin e shkuar numri i bluzave të bardha që lanë Maqedoninë, Bosnjë Hercegovinën, Shqipërinë e Malin e Zi  të marra së bashku ka shkuar mbi një mijë.
Maqedonia 500
Bosnjë Hercegovina 350
Shqipëria 160
Mali i Zi 29
Shifra më të larta se në secilin prej këtyre vendeve ka Serbia, ku rreth 600 mjekë kanë aplikuar për certifikatën e ushtrimit të profesionit jashtë shtetit. Këtë certifikatë në Shqipëri tre vitet e fundit e kanë kërkuar 435 mjekë ndërkohë që më shumë se kaq janë nevojat për specialistë në qytete të ndryshme të vendit.
Viti 2016 160 mjekë
Viti 2015 130 mjekë
Viti 2014 145 mjekë
Në Kroaci fenomeni ka vijuar të jetë i pranishëm edhe pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas Dhomës së Mjekëve atje që nga korriku i vitit 2013, 525 mjekë janë larguar nga vendi. Ndër shkaqet kryesore të emigrimit urdhrat e profesionistëve rendisin mungesat në sistemin shëndetësor, kushtet e punës e pagat e ulëta. Ata vënë në dukje gjithashtu se nëse ky fenomen nuk ndalet sistemet shëndetësore të këtyre vendeve do të përballen me një kërcënim serioz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here