Flamuri origjinal shqiptar i qëndisur në 1908-ën, në Kishën e Shën Gjergjit në Boston

0
604

 

“Dëshmitë e patriotizmit shqiptar më shumë se kudo tjetër në botën e re gjenden në Boston. Kisha e Shën Gjergjit, vendi ku u ngjiz patriotzmi shqiptar”

Flamuri original shqiptar, që është qëndisur në vitin 1908 konsiderohet të jetë pararendës i flamurit që u ngrit në Vlorë, në vitin 1912. Sot ky flamur gjendet në në Kishën e Shën Gjergjit në Boston. Këtë e ka bërë të ditur diplomati shqiptar Mal Berisha, i cili po qëndron në Boston këto ditë, i cili edhe ka vizituar nga afër Kishën e Shën Gjergjit. “Dëshmitë e Patriotizmit Shqiptar më shumë se kudo tjetër në Botën e Re gjenden në Boston. Kisha e Shën Gjergjit, vendi ku u ngjiz patriotzmi shqiptar, vendi ku predikoi Fan Noli, vendi i Vatrës dhe Konicës, është edhe sot vendi që të gjithë ne shqiptarët, pa dallim feje e krahine, duhet të vizitojmë me respekt e veneracion. Kjo është më shumë sesa një Kishë, më shumë se një vend faljeje dhe lutjesh për ortodoksët shqiptarë. Ky është një vend që na mbledh të gjithëve, muslimanë e të krishterë, që kemi si Krye-Fe: Shqiptarizmin”, ka shkruar Mal Berisha në lidhje me këtë shtëpi fetare.

 

Kisha e Shën Gjergjit në Boston

Kisha shqiptare e Shën Gjergjit, njihet ndryshe mes shqiptarëve edhe me emrin Kisha e Fan Nolit. Kjo kishë është njohur edhe si një nga organizatat më të vjetra shqiptare në botë dhe nuk ka rëndësi vetëm si organizatë fetare, por edhe si organizatë shqiptare më tepër. Kisha e Shën Gjergjit në Boston është drejtuar nga atdhetari i njohur shqiptar Fan Stilian Noli në fillim të shekullit XX. Ka qenë Fan Noli i cili ka realizuar meshën e parë në gjuhën shqipe në Boston. Viti 2008 ishte 100-vjetori i kishës. Filloi më 6 janar, ditën e shenjtë të Epifanisë dhe Ujit të Bekuar. Është, gjithashtu, dita e emrit dhe ditëlindja e Fan Nolit. Më 9 mars përkujtojtohet bërja prift eFan Nolit dhe fillimin e misionit të tij të shkëlqyer si njeri i Kishës, burrë shteti, akademik, poet dhe patriot. Ndërsa muaji mars përkujtohet si muaji I veccantë sepse në muajin e pranverës u hap kisha e parë në Boston – Kisha e Shën Gjergjit – shenjti mbrojtës i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në muajin mars të vitit 1965 i madhi Fan Noli mbylli sytë dhe u fut në histori për arritjet e tij në shumë fusha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here