Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave që deputeti socialist Piro Lutaj bëri në Komisionin e Ligjeve, ku i kërkoi Manjanit të bënte analizat mendore.
Në një status në profilin e tij ‘facebook’ Manjani i përgjigjet Lutajt duke i thënë se më parë duhet të kërkojë analizat e shefit të tij, kryeministrit Rama.
Ky është statusi i plotë:
Përshëndetje,
Po lexoj në një portal që, një deputet koti i Komisionit të Ligjeve kërkon analizat e mia mjekësore..!
I sugjeroj deputetit rilindas të kërkojë analizat e Kryetarit të vet!
Nëse nuk ja jep i sugjeroj ta kerkojë në memorien e shtypit shqipëtar. Ja ka botuar Gazeta Tema kohë më parë.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=242579159519865&id=100013033472627&pnref=story