Meta: Çështja Balili, zgjidhja vjen veçse në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

0
176

 

Në konferencën e sotme për shtyp Meta foli edhe për Klement Balilin, ku tha se SHBA-të dhe ambasadori Lu i kanë përcjellë shqetësime lidhur me mosarrestimin e tij.

“Për Klement Balilin…ju besoj keni ndjekur një shqetësim publik të z. Lu lidhur me mosarrestimin e tij. Edhe gjatë vizitës sime në SHBA, ku u prita nga zv/ndihmës sekretari i Shtetit atje, pata një bisedë të shkëlqyer me të dhe më kërkoi të punoja për konsensusin, më tha se i vetmi shqetësim konkret nga agjencitë amerikane, t’i tërheq vëmendjen institucioneve këtu te ne për mosarrestimin e Balilit.

“Ju besoj keni ndjekur para disa kohësh një shqetësim të bërë publik nga ambasadori i SHBA lidhur me mos arrestimin e Klemend Balilin i kërkuar nga DEA për trafik, dhe njëkohësisht edhe pikëpyetjet që vuri për institucionet e ndryshme shqiptare, për aftësinë dhe vullnetin e tyre por edhe politikës për të luftuar krimin e organizuar dhe për të qenë partnerë seriozë, të SHBA dhe të vendeve të tjera partnere. Po kështu gjatë vizitës sime në SHBA u prita në një takim të veçantë nga sekretari i DASH në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, dhe bashkëpunimin në fushën e drejtësisë. Pata një bisedë të shkëlqyer ku ai më kërkoi të punohet me insistim tre herë që të punohet me konsensus për reformën në drejtësi. Mos arrestimi i Balilit u pa si një shqetësim mes dy vendeve. Nuk ka vend tjetër përveç Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas Kushtetutës, ku mblidhen të gjitha institucionet e vendit dhe mund të diskutojmë çështje të mprehta. Nëse dikush mendon që kjo nuk është një çështje e mprehtë, ndërkohë që është një çështje e bërë publike nga partnerët dhe nuk e ndihmon vendin tonë në drejtim të këtij bashkëpunimi…ndaj e kam kërkuar këtë mbledhje jo për tu marrë me gjyqe ndaj asnjë institucioni por për të kuptuar përgjegjshmërinë e gjithë institucioneve në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vend dhe partnerët ndërkombëtarë. Aq më tepër kur pas 20 janarit, kemi një partner të ri të SHBA-ve, presidentin Donald Trump, i cili ka disa prioritete shumë të qarta, kërkon nga vendet e NATO-s të rrisin kapacitetet dhe të përmbushin detyrimet, dhe me forcimin e kufijve jo vetëm të vendit të tij, por edhe atyre partnere, në luftën kundër krimit të organizuar. Por ka prioritet edhe luftën kundër drogës. Kështu që kjo është rruga më e mirë, të nxjerrim mësime se si të bashkëpunojmë në të ardhmen. Kjo çështje s’ka të bëjë me një individ por me ecurinë e një bashkëpunimi”, – tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here