Mister motivet/ Jep dorëheqjen Mirela Fana, Kryetare e Këshillit të Emerimeve në Drejtesi

0
264

Jep dorëheqjen Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë dhe Kryetare e Këshillit të Emerimeve në Drejtesi.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana ka dhënë dorëheqjen.

Ajo pardje u zgjodh si anëtare e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj dorëheqjeje, por ajo vjen ditën kur mbaron afati i dorëzimeve të formularëve të vettingut në ILDKP.

Ndërkohë po sot dy gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen.

Duke qenë se kjo e martë është dita e fundit për deklarimin e pasurisë, një gjyqtar nga Tirana dhe një nga Elbasani, kanë zgjedhur që të dorëhiqen, në mënyrë që t’i shmangen kontrollit pas përmbylljes së kësaj faze.

Mësohet se një nga gjyqtarët e tërhequr ditën e sotme, ka një masë disiplinore.

Deri më tani, në ILDKPKI kanë deklaruar pasuritë e tyre 359 gjyqtarë.

Në kuadër të ligjit të vettingut, gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend iu la afat 30 ditë për të dorëzuar në ILDKPKI deklaratat e pasurisë.

Dorëzimi i tyre duhet të bëhej nga vetë prokurori apo gjykatësi në protokollin e këtij institucioni, ku edhe do të pajiseshin me një vërtetim përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here