Qeveria nuk i ndahet, Rama: Do i thelloj koncensionet

0
187

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sot takimet me komunitetin e biznesit për të financuar Projektin e Rindërtimit, siç e emërtoi Rama, programin prej 1 miliardë eurosh të investimeve në disa fusha të ekonomisë. Dje,për të njejtin qëllim, kreu i qeverisë u takua me përfaqësuesit e bankave në vendin tonë.

Programi, që në thelb përfshin një seri të re koncesionesh gjatë tre vjetëve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi etj, do t’u vihet në dispozicion secilës prej bankave në vend dhe biznesve për të parë mundësitë e investimit.

Rama ka theksuar se do të vazhdojë dhënien e koncensioneve. “Ne patjetër do të vazhdojmë ta thellojmë, – tha ai, – nuk kompleksohemi nga injoranca apo ligësia që hedh baltë mbi partneritetin publik-privat duke gënjyer përditë publikun. Eshtë e vërtetë që ne kemi bërë disa partneritete por nuk kemi i kemi kërkuar asnjë qindarkë njerëzve dhe as kemi thelluar borxhin. Ajo që paguhet për Check up-in, është nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë; apo për koncesionin e mjeteve kirurgjikale, ne nuk i kemi vënë taksa atyre që operohen.

Me këtë program shteti bën gjëra që bëhen shpejt duke shtuar kapital, – nënvizoi Kryeministri. – . Nuk mund t’u themi njerëzve që 150 shkolla për t’u rindërtuar nga e para me buxhetin e shtetit duan 10 vjet. Janë dhjetëra mijëra fëmijë që në ato 10 vjet e mbaruan shkollën gjithë shkollën fillore në kushte skandaloze. Ndaj ju themi ju: Hajde investoni dhe en do t’i shlyejmë këto para pa marrë borxh. Se ka dhe mënyrë tjetër: Ec e merr borxh dhe boji, por pa marrë borxh. Dhe biznesi ka më pak risk edhe se shteti, edhe se bankat, sepse ëhstë i garantuar! Sipërmarrja nuk ka risk! Është kontratë me shtetin me mbështetje të plotë buxhetore.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here