Stop/ Një tjetër skandal në drejtësi… Me emra, zë dhe figurë

0
323

Vettiung-u do të pastrojë sistemin e drejtësisë, thonë politikanët… Por sa do ndodh në të vërtetë? Ne nuk mund të paragjykojmë, por emisioni investigativ “Stop” në Televizionin Klan do të transmetojmë mbrëmjen sotme një tjetër skandal të drejtësisë.

Sonte në emisionin “Stop” do të shihni me zë dhe figurë edhe një herë të vërtetën e sistemit të drejtësisë, që nga mënyra, sesi bëhet pazari e deri tek dorëzimi i parave.

Sekseri merr shumën në valutë dhe zgjidh hallin tek gjykatësi. Ndërsa ky i fundit e “gjen mrekullisht gjuhën” me anëtarët e tjerë të trupit gjykues.

Madje çështja nuk mbyllet këtu. Në mënyrë, që puna të quhet e kryer, gjyqtari “e rregullon” edhe me prokurorin dhe me para shtesë, organi i akuzës, bie dakord të mos bëjë rekurs në Apel.

Kush janë emrat, që i kanë shpëtuar fazës së parë të Vetting-ut, por jo kamerës së fshehtë të “Stop”. Sonte në darkë mund të zbuloni, sesi funksionojnë hallkat e drejtësisë në Shqipëri: sekser-gjyqtar-prokuror…!!!/ tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here