Një shqiptar në Itali ka vdekur në rrethana misterioze në aeroportin Malpensa në Milano. Sipas mediave vendase, viktima është një 44-vjecar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Shqiptari po ecte brenda terminalit të aeroportit i shoqëruar nga gruaja e tij, por në një moment ka humbur vetëdijen duke bërtitur me të madhe dhe hequr rrobat brenda në aeroport.
Pas kësaj ka ndërhyrë policia e cila ka neutralizuar shqiptarin, por brenda pak sekondash ai ka rënë në tokë pa ndjenja duke humbur jetën. Ekipet e aeroportit njoftuan ambulancën, por tashmë ishte shumë vonë për shqiptarin i cili humbi jetën pa pasur mundësi të transportohet në spital.
Ngjarja ka tmerruar qytetarët e pranishëm në aeroport, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e veprimeve dhe vdekjes së shqiptarit. 44-vjecari shqiptar ndodhej në Milano prej pak ditësh, ndërsa në Malpensa ishte kthyer për të shoqëruar gruan e tij. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.