Mediat në Beograd: Kosova do kontrollojë llogaritë bankare të qytetarëve serbë

0
170

Screenshot-1

Sipas gazetës serbe “Alo”, Kosova do të bëhet anëtarja e 153 e “Egmont grup”. Kjo do të thotë se Prishtina do të ketë qasje në të gjitha rrjedhjet financiare në Serbi dhe do të ketë të drejtë legale që të kërkojë ekstraktet e llogarisë së cilitdo qytetar të Serbisë.

Sipas kësaj gazete Serbia nuk do të guxojë që të refuzojë këtë nëse dëshiron të mbetet anëtare e kësaj organizate, thekson “Alo”.

Sipas kësaj gazete, Rusia ka hequr dorë nga lobimi që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë.

Më herët Moska kundërshtonte duke thënë se diçka e tillë nuk mund të arrihej as në rend dite. Mirëpo, në kongresin e “Egmont gropua” në Katar, i cili përfundon sot, Rusia për habi të Serbisë nuk kundërshtoi pranimin e Kosovës.

Serbët janë të vetëdijshëm se pa përkrahjen e Kremlinit nuk mund të bllokojë Kosovën.BW/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here