Venat e kuqe apo mavi që i ndeshim pothuajse në çdo pjesë të trupit, në kyçet e këmbëve, përreth gjunjve, në kofshë, në brinjë, akoma dhe në fytyrë, sidomos te pjesa e hundës. Shkak kryesor për shfaqjen e tyre janë qarkullimi jo i mirë i gjakut. Për shembull, njerëzit që punojnë me orare të zgjatura, ose që e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në këmbë, kanë më shumë mundësi të shfaqin vena merimangë. Mënyrat trajtuese janë nga më të ndryshmet, dhe sigurisht secila prej tyre diçka ofron… Mirëpo, vuajtësit nuk janë të kënaqur me kurime të pjesshme, kërkojnë diçka më rezultative. Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi t’i largojnë me laser, po postoj një recetë mjaft të thjeshtë dhe të mirë.
Sallata jeshile që është e pasur me vitamina A, C, E ka veprim antoksidant. Merrni disa gjethe, lajini mirë dhe vendosini në shtrydhësen e frutave. Në vazhdim, aplikoni lëngun e krijuar në pjesët problematike dhe hidhni mbi to pak corn-flower. Lereni të veprojë rreth 10 minuta. Shplahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni disa herë në ditë. Ndryshimet e para do t’i vëreni brenda disa javëve.