Trendet lëvizin shumë shpejtë në ditët e sotme, bëhen shumë të popullarizuar për një periudhë kohore dhe dalin nga moda në një periudhë tjetër duke u zëvendësuar me gjëra tjera.
Kemi përmbledhur një listë të gjërave që duhet t’i themi lamtumirë për vitin që lamë pas. Në vazhdim po ju paraqesim 11 tendencat e modës dhe bukurisë që nuk janë më në modë në 2017-ën.
- Shiritat në qafë (chokers)
Këto ishin shumë në modë gjatë 2016-ës, me modele dhe madhësi të ndryshme. Shirita të zi apo nuanca tjera, të lidhur ngushtë në qafë ose me ndonjë detaj aksesori në mes janë një koleksion që më nuk do të jenë të popullarizuar në vitin 2017.
- Bluza me mbishkrime
Edhe këto janë pjesë e modës që duhet t’i lëmë pas në vitin që shkoi. Mbishkrime të ndryshme në bluza, me mesazh apo predikim ishin vërtetë shumë të njohur për një periudhë kohore, por që ka ardhur koha ti jepet fund.
- Fonte metalike
Edhe jetëgjatësisë së fonteve metalike iu erdhi fundi. Këto ishin të popullarizuar në të brendshmet konkretisht, dhe ishin në përdorim të madh nga të rinjtë e tinejxherët, por që iu erdhi fundi.
- Xhinse me prerje në të pasmet
Ky lloj trendi është vërtetë paksa diskutabil. Unë jam e sigurtë se sa mund të vishja model të tillë me prapanicën jashtë. A shihet vërtetë vija e të pasmeve gjatë ecjes dhe nuk e di nëse ky model është tipik në modën që lamë pas.
- Këmishë me supe të zbuluar
Edhe kjo lloj veshje me modelin veçanërisht entuziast me supe të zbuluara, ishte shumë e praktikuar tek femrat gjatë vitit të kaluar. Kjo mund të duket paksa eksituese sepse zbulohet një pjesë e lëkurës së trupit tonë, por që na ka bërë të dukemi shumë delikate në paraqitjen tonë.
- Pallto me supe të zbuluar
Edhe ky ishte një trend shumë i përfolur në vitin që lamë pas. Modele të ndryshme kanë veshur pallto apo mantele me supe të zbuluara, pa i vënë krahët brenda. Kjo është dukur shumë elegante, seksi dhe me stil, ndoshta i frymëzuar nga Kardashians. Por të shohim se sa do të qëndrojë ky trend edhe në 2017!
- Pelerinë formë zemre nga Saint Laurent
Megjithëse ky model palltoje apo pelerine ka koston shumë të lartë, sërisht është veshur shumë nga femra të ndryshme. Cara Delevingne kishe veshur këtë model në kopertinën e Ë-së “Summer of Love”, pastaj Rihanna kishte veshur këtë model në një aheng shoqëror, blogerja Erica Pelosini gjatë javës së modës në Milano.
- Nuanca pastel e ngjyrës së flokëve
Edhe ky stilim flokësh po që ishte i popullarizuar për një periudhë kohore, nuanca pasteli në fijet e flokëve që jepnin vërtetë një stil unik.
- Ringjallja e brendeve të ’90-ave
Shumica e brendeve si Tommy Hilfiger, Calvin Klein, Ërangler, Nautica dhe Fila kanë ndihmuar një rritje të shitjeve prej 5% në tremujorin e këtij viti. Shumë prej brendeve janë ringjallur, por që nuk është treguar saktë se sa kohë do të zgjat kjo?
- Body të ngushtë
Një tjetër tendencë e modës ishin body-t e ngushtë apo bluzat për trupi me mbërthyerje në formë të brekëve. Kjo lloj veshje ishte bërë shumë e njohur nga femrat që donin të dukeshin me një pamje tërheqëse apo eksituese. Por jo edhe aq praktike sa i përket urinimit, duhet të hapni kopsat e pastaj të kryeni nevojat tuaja fiziologjike.
- Hijëzim i tepruar i faqeve (highlighter)
Ndoshta ky trend i grimit është dukur shumë joshës, por që me kalimin e kohës nuk është më edhe aq shumë i popullarizuar. Hijëzimi i tepërt ju bën të dukeni më shumë artificiale dhe të ju theksohen vetëm pjesë të caktuar të fytyrës, duke ju bërë ndonjëherë të dukeni e tepruar në pamjen tuaj./femra.net/