Eksploziv në makinë, vritet komandanti rebel në Ukrainë

0
240

Rebelët në lindje të Ukrainës kanë bërë të ditur se një nga komandantët e tyre është vrarë kur makina e tij ka shpërthyer.

Qendra informative e kryengritësve në Lugansk ka njoftuar se Oleg Anashchenko, komandant i milicisë kombëtare është vrarë të shtunën në mëngjes. Në raport shtohet se nga shpërthimi i makinës, e cila ka ndodhur në qytetin Lugansk, ka mbetur i vdekur edhe një person i paidentifikuar.

Andrei Marochka, zëdhënës i Policisë Kombëtare për sulmin ka akuzuar forcat speciale të Ukrainës.

Lugansk është një nga dy rajonet e Ukrainës, ku rebelët separatistë që nga prilli i vitit 2014 luftojnë kundër forcave qeveritare në një luftë e cila deri më tani ka marrë më shumë se 9.800 jetë njerëzish.

Luftimet në lindje të Ukrainës u përshkallëzuan në fillim të kësaj jave. Ushtria ukrainase të shtunën njoftoi se në ditët e fundit, janë vrarë tre pjesëtarë të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here