Ajo ka shkruar në redaksinë e Joq.al dhe ka treguar diçka të çuditshme e aspak të zakontë që i ka ndodhur pak më parë.
Bëhet fjalë për një mesazh që i ka ardhur në Facebook. Dërguesja është ish e dashura e burrit të saj, e cila i këshillon që të ndahet nga bashkëshorti, me të cilin ka një fëmijë 3-muajsh.
Vajza i shkruan se ai është një tradhtar dhe se atë punë do të ketë gjatë gjithë jetës, edhe pse tashmë është bërë prind. Përgjigja e zonjës nga ana tjetër është shumë e kulturuar dhe modeste. Ajo lë të lirë bashkëshortin për të zgjedhur dhe në të njëjtën kohë i këshillon vajzës së re të qëndrojë larg e të mos i prishë familjen.
Me sa di unë, ajo është lushnjare dhe është futur mes nesh që kur na lindi vajza. Unë s’e fal dot burrin për këtë gjë dhe e kam lënë. Nuk e di nëse do të ketë kthim më vonë, por për momentin jam zënë. Dua thjesht t’u bëj thirrje këtyre lloj femrave dhe këtyre lloj meshkujsh: “Mendoni për jetën, mendoni se do keni familje më vonë”. Jam shumë e zhgënjyer në këtë mes. Burri akoma më lutet që ta fal dhe thotë që është penduar për ato që ka bërë, që më do etj., por s’mund ta fal. Janë shumë gabime të tij dhe s’ia kam besën më”, – shkruan mesazhdërguesja.