Hapni dollapët tuaj dhe nxirrini të gjitha pizhamat që keni aty. Mund të duket e çuditshme, por tani nuk do t’i përdorni më pizhamat vetëm për të fjetur gjumë. E imagjinoni dot veten të zgjoheni në mëngjes, të mbani pizhamat e natës, të vishni këpucët dhe të dilni në rrugë?! Epo, duhet ta imagjinoni. Stilistët e njohur na propozojnë këtë sezon që veshjet e gjumit t’i kthejmë në multifunksionale. Burberry sugjeroi materialin e mëndafshit, por stilistë të tjerë sugjerojnë pse jo, edhe pizhamat xhaketë në material peshqiri. Mund t’i kombinoni me një palë xhinse, apo me një fustan duke bërë që pizhama të luajë rolin e një palltoje të hollë. Por, nuk duhen përjashtuar edhe pizhamat pantallona- xhaketë, ku nëse kombinohen me një pale këpucë me taka do të dukeni njëkohësisht komode dhe chick. Atëherë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të nxjerrim veshjet e gjumit nga dollapi dhe me vrap në rrugë.