Mund t’ju duket një budallallëk i vërtetë, çmenduri apo quajeni çfarë të doni, por kjo që do t’ju tregojmë më poshtë është një ngjarje e vërtetë. Bëhet fjalë për pesë djem të rinj nga qyteti i Sarandës, të cilët kanë shkruar disa minuta më parë për JOQ dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të shitur 5 veshka.
Mesazhi është dërguar nga njëri prej tyre. Djali tregon edhe çmimet që iu kanë vënë organeve, duke mos treguar arsyen apo shkakun që i ka çuar drejt këtij vendimi, ose më saktë “dëshirën” për të kryer këtë veprim.
“Jemi nja 5 veta në Sarandë. Kemi 5 veshka që s’na hyjnë në punë. 60 mijë euro copa njëra i shesim, ndërsa një tjetër është 80 mijë euro sepse njëri nuk përdor as alkool e as cigare. Ai është rritur maleve dhe e ka të shëndetshme”, – shkruan djali i ri në moshë.
Nuk dihet nëse ky mesazh është i vërtetë apo thjeshtë një shaka nga këta djem.