(Tirana Echo)
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin është akuzuar nga e përditshmja në gjuhen shqipe ‘Dita’ se është e përfshirë në një aferë korruptive, ku ka blerë një Vilë në një kompleks me vlerë 1,6 mln në Tiranë në emër të Delegacionit të BE-së.
Gazeta Dita publikoi një raport në lidhje me blerjen e një vilë në kompleksin luksoz Rolling Hills jashtë Tiranës të ambasadores së BE-së. Sipas dokumenteve që i posedon Dita, rezidenca zyrtare e ambasadorit Romana Vlahutin kushtoi 1,6 milionë €.
Sipas gazetës ky çmim ishte disa herë më i lartë se vlera e tregut, dhe se vilat e tjera identike në të njëjtin kompleks. BE thuhet se shpenzoi 4,700 € për metër katror, ndërsa çmimet e reklamuara për vilat në Rolling Hills shkojnë nga 1,000 € deri në 2000 € për çdo metër katror. Kjo bën qe Ambasadorja Vlahutin po qëndron në një prej shtëpive më të shtrenjta në historinë e Shqipërisë. Gazeta gjithashtu ngriti një sërë pyetjesh në lidhje me mungesën e një procedure të prokurimit publik, fakti se blerja është bërë nga një individ dhe jo nga një institucion.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic i është përgjigjur akuzave të publikuara në disa gazeta në lidhje me blerjen e 1,6 milionë € për vilën e ambasadores së BE-së Romana Vlahutin në Rolling Hills.
Kocijancic ka thënë: “Vendimi për të zgjedhur vendbanimin e kreut të delegacionit të BE-së në Shqipëri ka ardhur si përfundim i një analize të plotë, duke përfshirë edhe një studim të tregut, vlerësimi nga një eksperti i pavarur, dhe këshillat e zyrtarit të Sigurimit Rajonal i EEAS në lidhje me aspektet e sigurisë.
Kjo është alternativa më e mirë për sa i përket çmimeve të përgjithshme / lidhet me cilësisë dhe plotësimin e nevojave të ndërtesës, si selinë e shefit të delegacionit të BE-së, ku përfshihet siguria, komoditet, dhe afërsia me delegacionin e BE-së. Vendimi është miratuar nga Autoriteti i Buxhetit të BE-së në janar 2015.
Ajo është e një rëndësie shumë të madhe për institucionet e BE-së se buxheti është shpenzuar në mënyrë korrekte, transparente, në lidhje me çmimet dhe cilësinë”.
Megjithatë, media lokale shqiptare kanë vërejtur çmim jashtëzakonisht të lartë të paguar për një vilë e cilat normalisht duhet të kushtojë të paktën gjysmën e shumës, ndërsa disa gazetarë dyshohet se kanë përjetuar presion të rëndë nga eksponentët e Delegacionin e BE-së në Tiranë për të mos raportuar ngjarjen.
Disa nga portalet e mëdha në internet e fshinë historinë pas botimit, siç ishte rasti i artikullit të gazetës TEMA.
Delegacioni i BE-së në Tiranë gjithashtu duket të ketë një histori korrupsioni. Në vitin 2007, dy italianët, një zyrtar i Komisionit Evropian dhe një asistent i Parlamentit Evropian, u arrestuan për korrupsion, të dyshuar për “ryshfet nga pasuri të patundshme”. / Marrë dhe përshtatur nga Standard.al nga Tiranaecho.com/.