Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ndodhi në Itali ku humbën jetën 4 të rinj ndër to dhe dy vajza me origjinë shqiptare.
Në një intervistë për median italiane babai i njërës nga viktimat, Xhesika Gjinaj, shprehet i tronditur dhe shpërthen në lot duke mos e besuar faktin që vajza e tij ka vdekur.“Nuk mund të flas më shumë. Nuk është e mundur. O zot, ishin të gjithë miq. Të gjithë fëmijë të mirë. Xhesika ishte e shkëlqyer, nuk e di, nuk e di, është një vajzë e shkëlqyer, unë kam vdekur, mjaft”, thotë ai i mbytur në lot.Xhesika Gjinaj ishte një nga viktimat e aksidentit të sotëm në komunën italiane Guidonia Montecelio ku humbën jetën katër të rinj, dy vajza shqiptare dhe dy italianë.