Mediat italiane kanë publikuar fotot e 4 viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi gjatë natës në Guidonia të Italisë, mes tyre dy vajza shqiptare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orë 3: 00 të mëngjesit të së dielës në komunën e Guidonës, afër Romës.
Viktimat, Xhesika Gjanaj, 19 vjeçe dhe Ambra Shaliani, 18 vjeçe, të dyja shqiptare ndodheshin në sediljen e pasme të automjetit tip ‘Mini Cooper’, ndërsa dy djemtë, Federico Baldi, 18 vjeç dhe Riçardo Murdaca 19 vjeç para.
Kanë qenë automobilistët në rrugë, që njoftuan të parët për aksidentin forcat e policisë italiane. Këtyre të fundit së bashku me zjarrfikësit iu desh më shumë së tre orë për të nxjerrë dy trupa të pajetë nga makina e shkatërruar komplet, ndërsa dy trupat e tjerë u gjetën 30 metra larg mjetit.