Kaq ishte! Dhunë ndaj fëmijëve në jetimoren e Shkodrës, lë qelinë ish-drejtoresha

0
190

Albana Llazani ka lënë qelinë e burgut të grave në qytetin e Tiranës. Llazani u arrestua 8 muaj më parë për dhunë ndaj fëmijëve në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Bashkë me Llazanin u arrestuan edhe 4 punonjëse të tjera.

Gjykata e Shkodrës nuk pranoi ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtoren e shtëpisë së fëmijës Albana Llazani e akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “keqtrajtim të të miturve” pak muaj më parë. Gjykata la në fuqi vendimin e parë duke vendosur “arrest me burg” për ish-drejtoren Llazani.

Ka qenë pala mbrojtëse përmes avokatit Ardjan Hajdari që ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë por në seancën e drejtuar nga gjyqtari Hasan Selimi në muajin qershor, u la në fuqi i njëjti vendim i herës së parë. Seanca në atë kohë u zhvillua pa praninë e mediave dh/bw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here