Papagalli zbulon tradhëtinë e burrit me pastruesen

0
254

Një burrë i paidentifikuar nga Kuvajti, për pak sa nuk është mbyllur në burg, pasi zogu që e mbanë në shtëpi e ka zbuluar lidhjen e tij me pastruesen.

Afera ka dalë në shesh, kur gruaja tij e ka dëgjuar papagallin që përsëriste disa fraza flirtuese, të cilat nuk i kishte dëgjuar për një kohë të gjatë.

Në fakt, ato ishin të njëjta me shprehjet që i përdorte bashkëshorti sa ishin në fillim të lidhjes.

Ajo ka dyshuar menjëherë, se shpeza shtëpiake e kishte dëgjuar nga burri saj, teksa i vardisej pastruese dhe e ka paraqitur rastin në gjykatë.

Por, zyrtarët gjyqësorë kanë thënë se nuk mund të marrin për bazë dëshminë e një shpendi, sepse nuk është legjitim.

Meqenëse nuk ka fakte të tjera, lënda është mbyllur në mungesë të dëshmive.

Duke marrë parasysh që në shtetet e gjirit tradhtia bashkëshortore dënohet me burg apo punë të rëndë, mund të thuhet se ai ka shpëtuar mirë pa u ndëshkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here