Ambasadori i OSBE – së në Shqipëri, Bernd Borchardt deklaroi ditën e sotme se Shqipërisë i nevojitet një plan i detajuar në luftën kundër kanabisit.
Deklaratat e kreu të prezëncës së OSBE – së në Shqipëri erdhën gjatë një takimi me studentë në Universitetin e Arteve me temë “Vizioni i OSBE dhe sfidat kulturore”.
Ndër të tjera Borchardt deklaroi se ecja e ngadaltë e reformës në drejtësi po vonon procesin demokratik në Shqipëri. Ambasadori i OSBE – së u ndal edhe tek zgjedhjet e qershorit, duke i cilësuar një sfidë për Shqipërinë.