Sipas një artikulli të publikuar në gjigantin mediatik amerikan CNN, detergjentët të cilat i përdorim për të larë rrobat mund të na shkaktojnë dëme serioze në shëndetin tonë, madje edhe të na çojnë drejt vdekjes.
Thirrjet e bëra nga qendrat kontrolluese të helmimeve kanë si pikësynim të paralajmërojnë për detergjentet që përdorim në larjen e rrobave, ku helmimet janë rritur me 17% nga viti 2013.
Një studim i ri, i publikuar në vitin 2017, ka treguar një rritje në numrin e fëmijëve të vegjël me probleme sysh nga këta detergjentë. Detergjentet që gjenden në paketa plastike janë ata që sjellin rrezikshmërinë më të lartë.