I fshiva të gjitha profilet në rrjetes sociale, facebook, insta,snap,twitter… E pabesueshme cfarë ndodhi me mua

0
317

Doja të provoja një moment jete pa dëshirën e sëmurë për të ndarë çdo gjë në Snapchat. Pas shumë e shumë mendimesh unë vendosa të fshij Instagramin, Twitterin dhe Snapchat-in, pra kështu mund të bëhesha përsëri e vërtetë.

Media sociale është një mënyrë fenomenale për tu lidhur me ata që ndodhen larg nesh, madje edhe ata pranë. Kurrë nuk do ta mallkoj, veçanërisht nëse e dua kaq shumë. Megjithatë është e gjitha kjo dashuri të cilën dua ta heq nga jeta ime për një kohë të shkurtër, kështu që mund të zhdukem dhe të çlirohem nga presioni që kam krijuar për veten time. Herët e shumta që unë kontrolloj mediat sociale në një ditë e bëjnë atë të pavërtetë dhe shpeshherë unë shoh gjëra që nuk duhet të më mërzisin, por e bëjnë.

Ndërsa mendoja se media sociale mund të jetë e mrekullueshme në lidhjen që ajo bën, kam filluar të mos e ndjej më këtë gjë. Unë nuk duhet të kem nevojë për pëlqimet apo ndjekjet që më bëjnë të jem një person që s’jam, askush nuk duhet. Unë duhet të jem vetvetja dhe jeta ime duhet ketë arritje të padokumentuara, edituara, apo hartuara për të dalë të përsosura.

Më parë jam munduar shumë që momentet e mia të tregonin një lumturi të madhe, duke i bërë njerëzit të besojnë se me mua çdo gjë shkon shumë mirë. Kohët e fundit pasi jam ndjerë e ngopur duke parë “storyt” e të gjithëve në Snapchat, duke u detyruar të shoh gjëra që as nuk më shkojnë në mendje, kam pyetur veten, pse e bëj këtë? Pse duhet të marr vesh gjithçka që bën çdokushi e të mos jetoj jetën time të vërtetë dhe ta mbush atë me eksperienca dhe momente të lumtura. U përgjigja duke fikur telefonin tim dhe madje edhe pse nuk u largova nga shtëpia, u ndjeva e vërtetë dhe e çliruar, sa nuk isha ndjerë për një kohë të gjatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here