Ishte ndeshja e pasdites së djeshme Partizani-Vllaznia ajo që na zbuloi një detaj mjaft interesant në veshjen e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Ky i fundit mbante një xhup me logon e ekipit italian të Juventusit. Ajo çka e bën pikante këtë gjë është se jo më larg para disa muajsh ishte kreu i qeverisë, Rama, ai që bëri një dalje publike me po një xhup të tillë.
Një gjë e kemi të sigurt, përveç pasionit për rilindje të Shqipërisë, Rama dhe Braçe ndajnë të njëjtin pasion edhe sa i përket veshjes.
Megjithatë Ramës ndoshta ia kërkon puna që të vishet ‘si italian’ sepse ka interesa me investitorët e shtetit fqinj.
Ishte Rama ai që tha në mediat italiane “Hajdeni tek ne sepse s’kemi sindikata dhe është më e lehtë për të investuar dhe për t’u rritur ekonomikisht”, kështu ndoshta u kishte thënë edhe kinezëve dhe ja fatkeqësisht sot është dita e tretë që 3 minatorë kinezë janë bllokuar në një prej minierave të Bulqizës, e cila është e dhënë me koncesion tek kompania kineze “Wenzhou Mining Co Ltd”.
Para se të jepni premtime duhet ta masni forcën tuaj Zoti Kryeministër!
Pamja ka vërtet rëndësi por veprat janë ato që lënë gjurmë.