Seks kundrejt eurove/Kush janë Ambra dhe Fllanxe që rekrutonin femrat si prostituta në Tiranë

0
292

Një rrjet i mirëfilltë dhe i mirëorganizuar prostitucioni është goditur në Tiranë, ndërsa ruhej dhe survejohej nga polici 32-vjeçar Elton Shtrepi . Personat ishin të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin si për të rekrutuar punonjëse seksi, edhe për të shpërndarë lëndë narkotike.

Ka qenë Fllanxe A., 37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese në Tiranë si dhe Ambra I., 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, të cilat në bashkëpunim me taksistët, nisnin rekrutimin e të reja që më pas i shfrytëzonin për punonjës seksi.

Ambra I. dhe Fllanxe. A., dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientet siguroheshin prej organizatorëve. Shuma për çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.

Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë  të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në hotele dhe ambiente të tjera të ngjashme në zonat e Kasharit, liqenit etj, për të kryer prostitucion.

Gjithashtu dyshohet se Ambra e Fllanxa, bashkë me taksistët, në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve. Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve janë konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë në disa porcione, ku janë sekuestruar disa doza kokaine dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike.

Taksistët e vënë në pranga janë Maringlen Ahmetaj, Arben Bici, Përparim Kola, Kujtim Karamuça, Lendi Stefani dhe Albion Todri. Krahas Fllanxës, Ambrës dhe policit Elton Shterpi, në pranga ka rënë edhe 36-vjeçarja Anxhela Xh., e cila prostituohej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here