Në fushën e lojës ata janë përshëndetur për aftësitë e tyre me topin, por jashtë saj futbollistët janë të njohur për skandale që lidhen me shtratin. Skandalet më të mëdha botërore në sport vijnë nga futbolli. Më poshtë janë disa prej tyre.
RONALDO
U njohur tashmë si “Bullafiqi Ronaldo” për shkak të përmasave të tij të kohëve të fundit bëri atë që u quajt “skandali më i madh në sport”. Në vitin 2008, braziliani u kap me 3 prostituta në një hotel ku mbërriti policia. Vetëm atëherë u kuptua që 2 prej tyre ishin tranvestite. Një prej tyre tha se Ronaldo i kishte ofruar një shumë të madhe parash për të mbajtur gojën mbyllur.
WAYNE ROONEY
Ronaldo nuk është i vetmi që ka paguar për të shkuar me prostituta. Ylli anglez i futbollit Wayne Rooney u kap në vitin 2004 se kishte paguar mbi 2 mijë sterlina për një prostitutë 21 vjeçare që quhej Jennifer Thompson. Problemi është se kjo kishte ndodhur kur gruaja e tij ishte shtatzanë më fëmijën e tyre të parë.
JOHN TERRY
Kapiteni i Chelsea FC u përfshi në një tjetër skandal në vitin 2010 kur u mësua se ai kishte shkuar me bashkëshorten e shokut të skuadrës Wayne Bridge. Ata u përballën në një ndeshje në kampionat por nuk e shtrënguan dorën njëri-tjetrit. Bridge nuk pranoi të luante në kombëtare në krah të Terry.
RYAN GIGGS
Vazhdojmë me Premier League ku veterani i Manchester United, Ryan Giggs u vu në faqe të parë të gazetave ku shkruhej se ai kishte tradhtuar gruan me kunatën, gruan e vëllait të tij. Giggs ishte daja i 2 fëmijëve të saj, por kjo nuk e kishte ndaluar të mbante një lidhje 8-vjeçare me gruan që kishte të njëjtin mbiemër. Sipas “The Sun” ajo kishte pasur lidhje romantike edhe me lojtarë të tjerë si Dwight Yorke, Phil Bardsley dhe Danny Simpson. Gigs i kërkoi falje të vëllait, por ai nuk i ka pranuar asnjëherë.
ASHLEY COLE
Media britanike i pëlqen tej mase skandalet e futbollistëve. Në vitin 2008 ylli i Chelsea, Ashley Cole tradhtoi gruan me një këngëtare të famshme, 22-vjeçaren Aimee Walton. Ai kaloi një natë të nxehtë me të në shtëpinë e një miku të tij ndërsa i kishte thënë: “Mos i thuaj njeriu se do hyj në telashe”. Pas publikimit të historisë ai u divorcua.
FRANK RIBERY dhe KARIM BENZEMA
Francezi Frank Ribery u denoncua pasi kishte kryer marrëdhënie me një prostitutë minorene të quajtur Zahia Dehar. Përveç tradhtisë së ndaj gruas ai iu nënshtrua edhe një hetimi penal. Bashkë me të u proceduan edhe futbollistët Karim Benzema dhe Sidney Gouvu. Pas hetimeve ata u shpallën të pafajshëm pasi nuk u vërtetua që ata ishin në dijeni të moshës së saj minore.
CRISTIANO RONALDO
Futbollisti më i mirë në botë është përfolur shpesh për skandale seksi. Kur luante te Manchester United ai dilte me modelen Gemma Atkinson u përfol se e kishte tradhtuar me të dashurën e një ish shoku të skuadrës. Edhe gjatë lidhjes me rusen Irina Shayk ai u përfol për shumë tradhti të vogla, transmeton lapsi.al.
PETER CROUCH
Një herë atë e pyetën se çfarë do të bëhej nëse nuk do të bëhej futbollist. Atëherë ai tha se “ndoshta do të mbetej i virgjër”. Këtë patën të gjithë në mend kur në vitin 2010 tradhtoi gruan e tij bukuroshe Abbey Clancy me një prostitutë gjatë një fundjave në Spanjë.
MAURO ICARDI
Bëri bujë lajmi një vit më parë kur u përfol se kishte pasur një lidhje me Wanda Nara gruan e ish-shokut të tij Maxi Lopez te Sampdoria./lapsi.al/