A është kjo arsye e fortë? Mësuesja denigron nxënësit e mitur në Facebook

0
213

Një skandal ka ndodhur me një mësuese të shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë. Lindita Ilazi-Fazliu ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme për të “ndëshkuar” nxënësit që nuk e kishin mësuar vjershën.
Ajo ka publikuar foton e tyre, ku të gjithë qëndronin para klasës, ndërsa shkruan: Këta nxënës nuk e kanë mësuar vjershën. Shumë keq, përveç atyre që kanë qenë me grip.
Ky veprim i ulët nga ana e mësueses ka shkaktuar debat, ndërsa ka reaguar edhe vetë drejtori i kësaj shkolle, Agron Mexhuani, i cili ka thënë se me këtë rast do të merret inspektorati i arsimit.
Drejtori i Shkollës Fillore “Emin Duraku”, Agron Mexhuani, ka thënë për Express se mësuesja ka 10 vjet përvojë punë në arsim, duke shtuar se raste të tilla nuk kanë ndodhur më parë në këtë shkollë.
Drejtori ka treguar se për këtë rast u informua sot, mirëpo nuk është kompetencë e tij të marrë masa ndaj mësueses: Jam takuar me inspektoratin e arsimit për këtë çështje, kompetenca për të marrë masa është e tyre.
Ky rast, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale nga qytetarët, por edhe nga shoqëria civile.
Halil Matoshi, analist politik, ka thënë se kjo metodë e përdorur nga kjo mësuese, dëshmon se Kosova është e “dobët” në shkollim dhe se mësuesit janë ekstremistë të pa dijshëm, pa integritet profesional dhe moral.
“Mësuesja duhet të japë përgjigje penale pse i ka nxjerr në fotografi fytyrat e nxënësve pa i pyet prindërit/kujdestarët e tyre, sepse ajo nuk e ka këtë të drejtë”, thotë Matoshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here