Në Mosul ende nuk kanë fund masakrat dhe torturat nga të ashtuquajturit ushtarët e Shtetit Islamik.
Viktima e radhës është një 10 vjecare e cila është torturuar për vdekje me mjete të mesjetës të mbushura me helm, dhe e gjithë kjo skenë është kryer në prani të nënës së saj.
Vogëlushja e quajtur Faten, u dënua vetëm se kaloi pragun e shtëpisë. Nën rregullat strikte të imponuara nga fondamentalistët e qytetit të Mosulit, femrat e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia vetëm, shkruan standard.al.
Sipas mediave ruse, nëna e vajzës u pyet nga të ashtuquajturit “policet e ISIS” nëse ajo vetë apo vajza e saj do të merrte përsipër dënimin e ashpër. Duke besuar se ndëshkimi nuk do të ishte fatal për vajzën, ajo në mënyrë të habitshme la vajzën e saj të rrihej.
Por anëtaret femra të brigadës al-Khansa me mjetin e tyre të torturës, me të cilin veprohej edhe në mesjetë, e masakruan për vdekje 10-vjeçaren./Standard.al