Deputeti i PD-së, Eduart Halimi, duke folur për mediat në lidhje me zbatimin e ligjit të Dekriminalizimit ka denoncuar kryebashikakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i cili edhe pse është shkarkuar me vendim qeveria vijon ende në bashki.
Nisur nga fakti se Rroshi ka thënë se do të kujdeset për festivalin e 16-të të fëmijëve, Halimi tha për mediat se apsolutisht Rroshi nuk duhet të merret me këtë aktivitet duke e quajtur atë përdhunues. Sipas tij Rama duhet ta largonte nga bashkia dhe politika Elvis Rroshin i cili edhe pse është i pezulluar vazhdon të jetë në krye të kësaj bashkie.
“Edi Rama duhet ta largonte nga bashkia dhe politika Elvis Rroshin. Këtu nuk ka legjislacion të zbatueshëm sepse nuk do Rama dhe e vetmja zgjedhje janë protestat. Elvis Ervin Rroshi të mos ketë të bëjë më me njerëzit” tha Halimi.