Mënyrat më të njohura të mallkimit që janë përdorur nga njerëzit e lashtë

0
327

Historia njeh forma të ndryshme të mallkimit, që njerëzit e lashtë i kishin përdorur për t’u hakmarrë ndaj njerëzve, për të cilët mendonin që iu detyroheshin.

 

Mallkimi në tabletat romanë

Në periudhën e romanëve mallkimi i të tjerëve ka qenë një proces i lehtë, pasi që, pothuajse kushdo, ka mundur që ta mallkonte personin të cilin nuk e kishte për qejfi. E tëra që duhej bërë, në atë kohë, ka qenë gjetja e një tablete të rrafshët. Agresori e ka shfrytëzuar atë tabletë, që ka mundur të jetë prej druri apo prej llaçit të ngrirë, dhe në të e ka shkruar emrin e personit, të cilin ka dashur ta mallkojë, bashkë me mënyrën se si ai kishte dëshirë t’i shkonte mallkimi. Më pastaj, tableta në fjalë është varrosur, zakonisht në një pozicion ku zotat mund ta gjenin në lehtë.

 

Syri i keq

A keni vërejtur ndonjëherë një person që ju shikon thellë në sy, me zemërim, përkundër faktit që ju nuk i keni bërë asgjë të keqe, e ndoshta as nuk e njihni atë njeri? Në kohën moderne me shumë gjasë mund të mendohet që personi në fjalë është një torollak, mirëpo në kohërat antike personi në fjalë, fare lehtë, mund të ketë qenë duke përçuar mallkimin. Syri i keq është fajësuar për shumë gjëra në të kaluarën dhe mendohet që shumë njerëz e kanë paguar edhe me vdekje, shkruan standard.al. Foshnjat dhe fëmijët kanë qenë më të ndjeshmit ndaj syrit të keq, ndërsa më e keqja e gjithë kësaj ka qenë se ky lloj mallkimi ka mundur të vjen nga kushdo dhe ka qenë shumë e vështirë të vërehet se nga kush ka ardhur!

 

Mallkimet e librit

Në kohën e mesjetës, para se të zbuloheshin shtypshkronjat, librat kanë qenë burim shumë i rëndësishëm. Duke marrë parasysh faktin se kanë qenë të rrallë, librat janë konsideruar thesare të kohës. Si rrjedhojë, vjedhja e librit ka qenë një gjë shumë e dhimbshme dhe autori i librit, i cili kishte harxhuar shumë kohë e mund për ta shkruar librin, e ka përdorur gjithë qenien e tij për ta mallkuar personin, që ia kishte vjedhur gjënë e tij më të shenjtë. Zakonisht mallkimet janë përgatitur para se libri të vidhej dhe nuk ka ekzistuar ndonjë formë e posaçme, pasi që, duke marrë parasysh vlerën që kanë pasur librat, pronarët e vërtetë kanë mundur të bëjnë çfarëdo mallkimesh, që, sipas gojëdhënave, në shumë raste janë realizuar.

 

Mallkimet egjiptiane

Sa herë që përmendet fjala ‘mallkim’, shumë njerëz mendojnë për tregimet e mallkimeve të Tutankhamun-it dhe tregime të ngjashme. Pa marrë parasysh se a besoni apo jo në tregimet që kanë dalë nga Egjipti i lashtë, fatmirësisht ju mund të lexoni për t’u pajisur me më shumë informata dhe si rrjedhojë për të qenë në gjendje për të vlerësuar nëse këto tregime janë reale apo të trilluara, shkruan standard.al. Siç dihet, trupat e të vdekurve kanë qenë shumë të rëndësishëm për egjiptianët, nga ku kanë dalë edhe mumiet, ndërsa, për njohësit e arkeologjisë, vetë trupat e të vdekurve kanë qenë shumë të rëndësishëm për shpirtin e tyre meqë është menduar se për sa kohë ekzistonte trupi, për aq kohë do të ekzistonte edhe shpirti i të vdekurit, pa marrë parasysh se ku ndodhej. Për këtë arsye, çdo i gjallë në faqen e tokës, ka rrezikuar të prekej nga një mallkim vdekjeprurës nëse guxonte të ngatërrohej me trupat e të vdekurve./Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here