Monedhat britanike janë prodhuar nga ari meksikan

0
966

Studimet kimike te monedhave të vjetra britanike po ndihmojnë për të zbuluar një mister të lashtë: Çfarë ndodhi me tërë argjendin që spanjollet kishin gërmuar në Botën e Re(kontinetin jugo-amerikan)?
Argjendi nga minierat meksikane filloi të përfshihet në monedhën britanike rreth mesit të 1550, siç tregohet nga një studim i ri. Por me argjendin nga minierat legjendare te Potosit, në ato rajone që sot është Bolivia,askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur deri gati një shekull më vonë.

Studimet e reja zbulojne te dhëna të vështira të teorive që bejne nje lidhje me ate se nje pjese e argjendit ka rrjedhur per te shkaktuar inflacion të çmimeve në të gjithë Evropën rreth viteve 1515-1650.

Minerale të tilla si ari dhe argjendi përmbajë gjurmë kimike me të cilat keto kanë ‘lindur’,si për shembull, në to gjenden përbërje bakri dhe plumbi. Anne-Marie dhe Francis Desaulty Albarède te leauruar në Lion, Francë, kane analizuar 15 monedha angleze,qe datojne në mes të viteve 1317 dhe 1640, me variacionet e tyre te bakrit ne argjend dhe ar.

Plumbi në të gjitha monedhat e arit përpara mbretërimit te Mari-as se I, e cila filloi mbreterimin në vitet 1553, tregon se mineral ishte të paktën 220 milion vjet, duke sugjeruar që të dy mineralet kanë ardhur nga shkëmbinjtë e lashtë të Europës Qendrore apo Anglise. Plumbi në monedhat e mëvoneshme tregoi një kontribut shumë më të lartë te argjendit,nën moshën 50 milion vjecare – duke na dhene detaje, se vinte nga minierat e Meksikës.

Monedhat tregojnë përmbajtje shumë te paket te argjendit te Potos-it, i cili ka karakteristika të ndryshme te dukshëme të plumbit nga ajo e minerave meksikane. Është e mahnitshme, sepse minierat e Potoso-it(Bolivise) kanë prodhuar me shume argjend se sa ato në Evropë.

Gjeografia mund ta shpjegojë këtë, thotë Desaulty:Ka qenë më e lehtë për të dërguar argjendin meksikan drejt lindjes,në Evropë,se sa ta shpërndanin ne rruge tokësore në Amerikën e Jugut nëpërmjet Brazilt. Në vend të kësaj, argjendi Potosit i cili shkoi në perëndim,shkoi se pari nëpër Acapulco,Lima dhe pastaj në tregjet e Kinës.

Dijetarët e dinin rrugën tregtare në perëndim para shume kohesh, por qe nuk bë e rëndësishme deri në fillim të 1700, thotë John Munro, një ekonomist në Universitetin e Torontos.

Kjo nuk është ende e qartë nëse këto monedha të veçanta britanike pasqyrojnë një tendencë të fuqishme në te gjithe Europën. Në punën e botuar vitin e kaluar, Desaulty ka analizuar monedha të ndryshme spanjolle dhe gjeti se ato përmbanin shumë pak argjend te Potosi-t dhe Meksikan deri në shekullin e 18-të.

Por Maria Filomena Guerra,e Qendres se kerkimeve dhe Restaurimeve Muséale në Paris, përdori një teknikë të ndryshme për të analizuar gjurmët e elementeve kimike që shfaqen në monedhat spanjolle,frënge dhe italiane. Ajo gjeti se argjendi i Potosit ka arritur ne Spanjë rreth viteve 1570, dhe ne France e Itali në vitin 1575.

“Spanja merr argjendin direkt nga Potosi,” thotë Maria Filomena Guerra, “dhe kështu është e qartë se para se të arrijnë në vendet e tjera evropiane minierat argjendi në Meksikë duhet te kalonin nga Spanja.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here