Nëse ju doni të fshihni paratë nga familja, hajnat apo edhe për t’i ruajtur ato, më poshtë janë disa ide që mund t’ju shërbejnë si një udhëzues.
Frigorifer
Mbështillni paratë tuaja me një letër alumini apo në ndonjë qese plastike dhe ruani ato në pjesë e prapme të frigoriferit. Rrallë hajnit, ose edhe ndonjë narkomani “në detyrë” mund ti shkojnë ndërmend se ato i keni fshehur në frigorifer.
Fotografia në mur
Hapësira në mes të fotografisë dhe kartonit ku “mbështetet” fotografia është vendi i përsosur për të fshehur kursimet, përcjell Telegrafi.
Dhoma e fëmijëve
Një vend tjetër ideal për të fshehur kursimet është edhe dhoma e fëmijëve. Rrëmuja e zakonshme në dysheme, e cila përbëhet kryesisht nga lodrat dhe shumë gjëra tjera të vogla, do të bënte që hajnat të “refuzonin” që të futeshin aty.
Në shishe ilaçesh
Një shishe e vjetër e ilaçeve do të ishte ideale për një tufë të vogël të bonove, unazave dhe një palë vathëve, apo ndonjë objekt të vogël që ju nuk do të donit ta lenit “të rrezikuar”.
Raft librash apo CD-sh
Të gjithë në shtëpi, apo thënë shumica, kanë të paktën një lloj të koleksionit, si të librave, po ashtu edhe të CD-ve me filma apo edhe dokumentare të ndryshme. Këto gjëra, gjithashtu vlerësohen si më pak të rrezikuara nga hajnat.