Sa të sëmurë psiqikë prodhon koha sot?

0
253

Nga Artan Fuga
Zëri i guidës ishte bërë kumbues:

“Personi i rrezikshëm mbyllej këtu dhe qendronte dimër ose verë, me veshjet e të burgosurit, nën vapën torturuese ose të ftohtët cingërues, brenda këtij kafazi që nuk hapej pothuajse kurrë. Aty hante atë copë bukë që i hidhnin, aty bënte jashtëqitjen, aty flinte. Shërbimin nga jashtë kafazit e bënin të dënuar ose të sëmurë psiqikë më pak të rrezikshëm.

“Cikli qenka mbyllur këtu!”

Tristani ndjeu që ky mendim i përshkoi trurin si një thikë e ftohtë.

“Sa të sëmurë psiqikë prodhon bota në një shekull ? Përse turbullimet psiqike janë bërë kaq të dendura sot mes poullësive në të gjitha vendet? Sa të çmendur mund të ketë gjithsejt në Durrës? Po në Tiranë? Sa ton medikamente qetësuese konsumon në vit brezi ynë? Sa prej nesh kanë shfaqje të pandjeshme skizofrenie, depresioni, nevrozash të ndryshme? Sa prej tyre janë të rrezikshëm nga ana shoqërore dhe duhen mbyllur në kafaze hekuri? Sa janë sadistë, mazokistë?

Dhe të mendohesh se sikurse kishte lexuar në një libër shkruar nga një sociolog shumë i njohur amerikan, të sëmurët psiqikë që mbyllen sepse përbëjnë rrezik për shoqërinë janë vetëm ata që kapen, jo ata që janë më të rrezikshmit.

T’a zemë, thuhej në të, një burë që sjell parà në shtëpi, por edhe pi, dehet, e kur kthehet në familje rreh gruan, ka shumë të ngjarë që kjo e fundit ta konsiderojë të shoqin thjesht si me “temperament të fortë”. Kaq. Kurse në çastin kur, po ky bashkëshort i dhunshëm nuk sjell më parà në shtëpi, edhe e shoqja ka prirje ta denoncojë atë si të sëmurë psiqik të rrezikshëm, ta spiunojë te shërbimet e specializuara për t’a mbyllur atë në një spital psikiatrik, me disiplinë të fortë e nivel të lartë sigurie.”

*Një pasazh nga libri  MURGU, botuar nga Botimet PAPIRUS

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here