Policia në Dorset të Anglisë, që e ka ndaluar një shofer duke lëvizur me shpejtësi, ka marrë një arsyetim bizar dhe të pa pritshëm.
Taksisti është arsyetuar së voziste me 160 kilometra në orë, sepse pasagjerët që i kishte në veturë lëshonin shumë gazra.
Në këtë formë, ai ka dashur të mbërrijë sa më parë në vendin e duhur dhe të shpëtonte nga aromat e pakëndshme.
Mirëpo, policët nuk e kanë besuar pretendimin e tij, meqë shpejtësia ishte tepër e lartë për një gjë të tillë dhe e kanë dënuar me afro 300 euro.
“Kur mendon se i ke dëgjuar të gjitha, vjen një arsyetim i cili nuk kreu punë. Fajin për lëvizjen e palejuar, ia linte tre udhëtarëve që iu ishte fryrë barku dhe lëshonin gazra”, shkuan në komunikatë lidhur me rastin.