‘The Times and Sunday Times’ kanë bërë një shkrim dhe storie për këngëtaret shqiptare që famën e kanë shtrirë edhe jashtë kufinjëve shqiptarë.
Në këtë storie të publikuar në faqen e tyre në Facebook, përshkruhet shteti i Kosovës për nga madhësia dhe popullsia, e më pas tregohet që ndonëse shtet i vogël, nga aty kanë dal emra të mëdhenj të muzikës pop.
E para, më famën më të madhe është Rita Ora. Pas saj vjen Dua Lipa kurse për fund si ëmbëlsirë mbet Era Istrefi dhe hiti i saj ‘BonBon’.
Duke i treguar edhe disa nga deklaratat e tyre për prejardhjen, kjo storie shpreh edhe lidhshmërinë që këto yje kanë me Kosovën.