Një banesë trekatëshe është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Katër Dëshmorët”, ku ka pësuar lëndime një i moshuar, i cili u transportua me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burri është në gjendje asfiksie.
Dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.