Kush është “zonja e ONM-së”, biografia e Calaverës

0
258

Znj. Ruiz Calavera ka lindur në Madrid në vitin 1962, ku u rrit dhe mori diplomën universitare në Filologji. Vitin e fundit studioi në Marlborough School në Los Anxheles (ShBA) dhe ka një master në Menaxhim Publik nga “Ecole de Commerce Solvay” në Bruksel. Ajo ka mbajtur pozicione të ndryshme menaxhimi në sektorin privat para se t’i bashkohej BE-së. Znj. Ruiz Calavera iu bashkua Komisionit Evropian në vitin 1992 ku punoi me negociatat për anëtarësimin e Suedisë, Finlandës dhe Austrisë në vitin 1996 dhe anëtarësimin e vendeve Baltike dhe Evropës Lindore, Maltës dhe Qipros që u bënë Shtete Anëtare të BE-së në vitin 2004. Ajo ka shërbyer në grupin e punës së Komisionit Evropian për Rindërtimin e Kosovës, në Prishtinë, gjatë periudhës 1999-2000. Ajo ka qenë Zëvendës Shefe e Njësisë për Serbinë dhe Malin e Zi në vitin 2002 dhe Shefe për Njësinë e Çështjeve të Kosovës në vitin 2006. Në janar 2009, u emërua Shefe e Njësisë për Reagimin ndaj Krizave dhe Ndërtimin e Paqes në Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhëniet me Jashtë. Pas krijimit të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në vitin 2011, ajo iu bashkua Shërbimit për Instrumentet e Politikës së Jashtme (FPI), si asistente e Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini në detyrën e saj si Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian. Më 1 qershor 2016, u emërua Drejtoreshë e ngarkuar me Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR). Në këtë detyrë ajo është përgjegjëse për administrimin e marrëdhënieve dypalëshe mes BE-së dhe Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, duke drejtuar dhe monitoruar progresin e tyre drejt BE-së në kontekstin e Procesit të Stabilizimit dhe Asociimit, si dhe duke mbështetur negociatat e anëtarësimit, siç kërkohet nga Këshilli Evropian. Portofoli i saj përfshin gjithashtu nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe sigurimin e mbështetjes për Ballkanin Perëndimor përmes Instrumentit për Asistencë para Anëtarësimit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here