Një mësues filloreje në Shtetet e Bashkuara ka marrë statusin “mësuesi më i veçantë në botë” pas këtij xhesti që bën me nxënësit e tij.
Barry White Jr, një mësues anglishteje në Shkollën Elementare Ashley Park në Karolinën e Veriut, ka krijuar një rutinë dhënie duarsh me nxënësit e tij që duket se i bën të vegjlit më të lumtur. Mësuesi me secilin nxënës ka një stil të ndryshëm dhënie duarsh që të kujton festimet e futbollistëve me njëri-tjetrin pasi bëjnë gol.
Çdo mëngjes Barry e bën këtë ritual me nxënësit përpara se ata të futen në klasë. Fëmijët e moshës 10-11 vjeç shfaqen të qeshur dhe të lumtur me xhestin e profesorit të tyre.
“Çdo stil i dhënies së dorës bazohet në personalitetin e studentit dhe kryet për të përforcuar marrëdhënies student-mësues,” tha Barry.