Vritet në Siri komandanti i shqiptarëve të ISIS, Al-Kosovi (Video)

0
348

Ridvan Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al­Kosovi, ka vdekur diku gjatë luftimeve në Siri e Irak.

Luftëtari i ISIS, që paralajmëronte ditë të zeza, nuk jeton më, dhe familja e tij në Gjilan ka hapur dyert e mortit, ka njoftuar RTK. Familja Haqifi ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin. Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014,  zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here