Rreth 250 kg drogë janë zbuluar e sekuestruar pasditen e sotme në Karaburun të Vlorës. Në bazë të informacioneve të marra se po tentohej të trafikohej lëndë narkotike në drejtim të Italisë, policia zbuloi 10 çantat me lëndë narkotike kanabis sativa.
Droga u zbulua në zonën e Gjirit të Bristanit në Karaburun, ndërkohë që po vazhdon kontrolli i territorit pasi mendohet të ketët sasi të tjera lëndë narkotike në pyll, bën me dije policia.
“Kontrolli po vazhdon me forca të përbashkëta të Drejtorisë Kufirit Vlorë, Delta Force dhe DVP Vlorë. Deri tani lënda narkotike është rreth 250 kg. Po kontrollohet dhe Gjiri i Dafinës ku deri tani janë gjetur 10 bidona benzine.Lenda narkotike në këtë zonë është transportuar me kafshë duke shfrytëzuar rrugët malore të veshtira që të çojnë në zonën mbas Karaburunit,” shkruhet në raportimin e policisë.