Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një lokal në Britaninë e Madhe.
Disa persona kanë hyrë brenda një klubi dhe kanë rrëmbyer me forcë një 22-vjeçar.
Ata e tërhoqën zvarrë deri sa e çuan në makinë.
Ai pati nevojë për mjekim pasi u dëmtua keq në fytyrë.
E gjitha skena është filmuar nga kamerat e sigurisë të cilat i ka bërë publike vetë policia.