‘Wikipedia’ përjashton tabloidin britanik ‘DailyMail’ si burim informacioni

0
207

Stafi i enciklopedisë online ‘Wikipedia’ ka vendosur të përjashtojë tabloidin britanik më të ndjekur ‘Daily Mail’ si një burim informacioni.

Sipas ‘Wikipedia’ gazetaria e stafit të tabloidit britanik shkon përtej profesionit deri në ekzagjerime dhe gënjeshtra dhe për këtë arsye nuk mund të konsiderohet një burim i besueshëm informacioni.

Editorët i arsyetuan veprimet e tyre me reputacionin, trillimet dhe lajmet e dobëta dhe të ekzagjeruara të ‘Daily Mail’ dhe për këtë arsye nuk mund të përdoret si burim informacioni real.

Kujtojmë se në vitin 2013 ‘Daily Mail’ pati një fushatë të ashpër kryesisht kundër emigracionit, ndërsa publikoi një artikull fyes ndaj qytetarëve rumunë dhe bullgarë që punonin në Britani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here