Kryeministrja e Polonisë Beata Szydło është aksidentuar me makine mbrëmjen e sotme raportojnë mediat vendase
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 me orën lokale në qytetin Krakov, ndërsa makina me të cilën udhëtonte kryeministrja e Polonisë u përplas nga një tjetër mjet.
Mjeti me të cilin udhëtonte 53-vjecarja ishte pjesë e autokolonës zyrtare që shoqërote kryeministren.
Beata Szydło u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një zëdhënës i qeverisë tha për mediat lokale se nuk ka “asgjë” serioze.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Autoritetet polake kanë nisur hetimet. Kujtojmë se në vitin 2010, presidenti polak Lech Kaczynski dhe gruaja e tij ishin në mesin e 96 viktimave si pasojë e rrëzimit të avionit polak që u rrëzua në afërsi të qytetit rus Smolensk.