Atentat terrorist në Francë, arrestohen 4 persona

0
154
foto ilustruese

Katër persona, një prej të cilëve adoleshente, 16 vjeçe, të dyshuar për përgatitjen e një atentati në Francë, u arrestuan sot në Montpellier, bënë të ditur burime policore.

“Vullneti për të kaluar në veprim dhe për të prodhuar disa lëndë plasëse dukej i përmbushur”, njoftoi një burim policor duke përshëndetur një projekt për atentatin e dështuar.

“Katër të dyshuar, të moshës 16,20,26 dhe 33 vjeç, u arrestuan pasi kishin blerë aceton, që mund të shërbente për prodhimin e një lënde eksploziv”, theksoi një burim tjetër policor.

Mes tyre, një vajzë 16-vjeçare ishte parë në rrjetet sociale, pasi kishte shprehur vullnetin për t’u nisur në zonën siriano-irakiane ose për të goditur Francën.

Franca, e vendosur nën regjimin e gjendjes së jashtëzakonshme që prej atentateve xhihadiste në vitin 2015 dhe 2016, vazhdon të përballet me një kërcënim terrorist shumë të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here