Deputeti “i milionë dollarësh’ paraqitet në prokurori, ja për cfarë hetohet Alfred Peza

0
358

Katër ditë më parë ish-gazetari deputet, Alfred Peza nuk shkoi të dëshmonte në prokurori për pasurinë e tij dhe për këtë arsye, institucioni i akuzës ka vendosur që ta thërrasë sërish.

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar fletë-thirrjen e dytë deputetit miliarder të rilindjes që ai të paraqitet dhe të japë dëshminë, se si e ka ngritur pasurinë prej më shumë se 1 miliardë lekësh.

AKSIONET NË BANKËN E NIVELIT TË DYTË

Alfred Peza, ish-gazetar dhe tani deputet i Partisë Socialiste, është një miliarder shqiptar me aksione në banka private përmes gruas së tij.

Sipas kontratës bashkëshortja e Alfred Pezës, zonja Mirela Ndini në vitin 2015, në datën 17 mars ka blerë 1% të aksioneve të Bankës Credins me vlerë 1.13 miliardë lekë.

Sipas dokumentave që ndodhen më poshtë  kontrata e shitjes është bërë përpara noterit Julian Zhelegu, dhe zonja Mirela Ndini ka blerë nga shtetasi Aleksandër Pilo, 1% të aksioneve të Bankës Credins në vlerën 113 milionë lekë të reja ose 1.13 miliardë të vjetra.

Blerja e aksioneve më pas ka kaluar procedurat e tjera ligjore dhe zonja Mirela Ndini bashkëshortja e deputetit Alfred Peza, është bërë aksionere e Bankës Credin dhe sot pas gati një viti ka 0.79% të aksioneve të kësaj Banke.

Në vetëm 18 muaj deputeti Peza ka arritur të 4 apo 5 fishojë pasurinë e tij.

 

contr.jpg

 

Sipas të dhënave të siguruara nga OpenData Albania rezulton se deputeti Peza ka dy apartamente, në Tiranë dhe Durrës. Ai sipas deklarimit fillestar të pasurisë kur ka marr detyrën e deputetit rezulton të ketë 95 milionë lekë (të vjetra) kursime dhe disa kredi apo detyrime në vlerën 40 mijë euro. Më tej ai deklaron një tjetër llogari bankare sërish në emrin e bashkëshortes këtë herë në vlerën 130 milionë lekë të vjetra.

Sipas të dhënave të publikuara rezulton se Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij nuk kanë pasur 1.1 miliard lekë (të vjetra) pasuri apo të ardhura monetare. Nga vetë deklarimi apo mbledhja e të gjithë të ardhurave apo detyrimeve sipas OpenData Albania rezulton se çifti Peza mund të kenë pasur të rreth 230 milionë lekë të vjetra të deklaruara në vitin 2013 kur gazetari Peza u bë deputeti Peza. Ky deklarim pasurie bëhet një muaj pasi merr detyrën apo bën betimin si deputet. Pra pasuria e Alfred Pezës është deklaruar në muajin shtator 2013, si deklarim fillestar dhe më pas në janar të 2014.

Blerja e aksioneve të Credins Banks që është sa 4 herë pasuria e deklaruar e Pezës dhe ngre shumë pikëpyetje për të ardhurat e siguruara nga si deputet i Rilindjes. Në një vit e gjashtë muaj Alfred Peza ka katërfishuar pasurinë e tij. Vetë kontrata e blerjes të aksioneve tek noteri flet për 1.13 miliardë lekë të vjetra, ndërsa pasuria e deklaruar vetëm 18 muaj më pas është 4 herë më pak.

 

Por çfarë ka deklaruar para mediave deputeti Peza lidhur me pasurinë e tij dhe bashkëshortes së tij?

“Jam një burrë 50 vjeç, kam që në vitin 1988 që punoj, bashkë me gruan kemi 51 vite që punojmë. Do doja t’ju sillja deklaratën e zotit Lulzim Basha. 300 mijë dollarë më shumë se unë se 3 vjet, kur ishte 30 vjeç. Alfred Peza kur ishte në media ishte nga më të adhuruarit, gazetar nga më të kërkuarit, analist. Pasuria e familjes së Alfred Pezës, pas 2013-ës kur Alfred Peza ka hyrë në politikë, është shtuar me zero lekë. Përveç të ardhurave nga interesat bankare. Çfarë beteje qenka kjo që nuk është as morale por as për të vërtetën. Është beteja përtej politikës”, deklaroi Peza.

Më pas ai shtoi se gjatë punës së tij në media të ndryshme ka marrë paga të larta.

“Alfred Peza kur ishte në media ishte nga më të adhuruarit, gazetar nga më të kërkuarit, analist. Në 4 ditë vetëm foli politika, nuk tha asgjë, nuk tregoi asnjë letër, asnjë dokument, asgjë. Nuk ishte vetëm një betejë politike është më shumë se politike, nuk ishte asnjë betejë morale. Se po të ishte kështu ju gazetarët shkoni të paktën tek zyra e drejtorit tuaj dhe pyesnit pse e ka pasur 10 milionë lekë rrogën Vizion Plus, pse fitonte mijëra euro kur ishte tek Ora News, pse fitonte kur punonte tek Klan, Shekulli, Top Media sa e kishte rrogën. Kjo qënka betaje e ziliqarëve për lekët e mia”, sqaroi ai.

Pas zbulimit të faktit se deputeti socialist Alfred Peza kishte blerë aksione 1 miliardë lekë dhe sqarimit se ato ishin pjesë e kursimeve, edhe ILDKPKI ka nisur kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të deputetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here